Sport

Barcelona ‘rrëshqet’ në Levante, humbet mundësinë për tu bërë lidere e La Ligas

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 11 May 2021

Barcelona e ka humbur mundësinë e artë për tu bërë lidere e re e elitës së futbollit spanjoll, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit pavarësisht se ishin dy herë në avantazh ndaj Levantes, në fund u deshtë të pajtoheshin me barazim 3-3.

Serinë e golave në takimin e vlefshëm për xhiron e 36-të në La Liga e hapi sulmuesi, Lionel Messi në minutën e 25’.

-Advertisement-

Argjentinasi realizoi një gol të bukur për rezultatin 0-1.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ‘blaugranët’ i dyfishuan shifrat 2-0 me anë të Pedrit, i cili shënoi në minutën e 34’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-2 në favor të Barcelonës, kurse në 45 minutat e dytë vendasit u rikthyen furishme.

Brenda dy minutave Levante arriti ta barazonte rezultatin 2-2. Për shifrat 1-2 shënoi Melero në minutën e 57’, kurse pas dy minutave rezultatin 2-2 e barazoi Morales.

Katalunasti e rikthyen epërsinë 2-3 në minutën e 64’, më anë të sulmuesit francez, Ousmane Dembele, epërsi që zgjati deri në minutën e 83’.

Kjo, pasi ekipi i Levantes e barazoi edhe një herë rezultatin 3-3 me anë të Leon.

Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet në vendin e dytë me 76 pikë, kurse Levante renditet e 13-ta me 40 sosh.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro dhe katalunasit ende janë në garë për titull./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera