Sport

Barcelona rikthehet te fitorja, Reali nuk di për fitore si mysafir

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 12 May 2019

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat, duke e mposhtur Getafen me rezultat 2-0, ndërsa Real Madridi e ka vazhduar serinë negative në udhëtim, pasi ka pësuar disfatë nga Real Sosiedadi me rezultat 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

Gola në fitoren e Barcelonës i shënuan Vidal dhe Dakonam që realizoi në portën e tij.

Golat në fitoren e Sosiedadit i shënuan Merino, Zaldua dhe Berrenetxea, kurse për madrilenët golin e vetëm e realizoi Diaz.

-Advertisement-

Barcelona me këtë fitore renditet e para me 86 pikë, ndërsa Real Madridi mbetet i treti me 68 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera