Sport

Barcelona po zhvillon takim me ekipin e ri të Aro Muricit, mësoni se a po luan Lionel Messi

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 16 September 2020

Barcelona dhe ekipi i ri i Aro Muricit, Girona, po zhvillojnë aktualisht një ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit spanjoll, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim për ‘blaugranët’ nga minuta e parë po luan edhe Lionel Messi, i cili ishte temë diskutimi për largimin e bujshëm nga Barcelona.

Dueli po zhvillohet në stadiumin ‘Camo Nou’ dhe pas 25’ minutave lojë Barcelona është duke fituar me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Coutinho në minutën e 21′.

-Advertisement-

Ndryshe, portieri i kombëtares së Kosovës, Aro Muric nuk po luan në këtë përballje, pasi akoma nuk ka filluar stërvitjet me Gironën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera