Sport

Barcelona po e përjeton fillimin më të keq në ligë në 25 vjetët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 22 September 2019

Vetëm shtatë pikë nga pesë ndeshje, ky është fillimi më i keq që Barcelona e ka përjetuar në 25 vjetët e fundit.

Që prej kur liga nisi t’i shpërblejë ekipet me nga tri pikë për një fitore, Barcelona nuk ka pasur kaq pak pikë pas pesë ndeshjeve të para, transmeton Gazeta Express.

Dy humbje, një barazim dhe dy fitore nënkuptojnë se Barcelona i ka fituar vetëm shtatë pikë nga 15 të mundshme.

-Advertisement-

Për më tepër, skuadra e Ernesto Valverdes ende nuk e ka regjistruar fitoren e parë në udhëtim, pasi është mposhtur dy herë dhe ka barazuar një herë tjetër.

Gjiganti katalonas i ka pranuar nëntë gola në pesë ndeshje.

Në sezonin 1994/95, Barcelona i kishte pesë pikë në këtë fazë të ligës, por me rekord të njëjtë, dy humbje, një barazim dhe dy fitore.

Hera e fundit kur kampioni në fuqi fitoi jashtë stadiumit të vet ishte ndeshja e javës së 34-të kundër Alavesit në sezonin 2018/19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera