Sport

Barcelona me ofertë të re për Dembelen

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 23 August 2017

Skuadra e Barcelonës ka dërguar disa agjent në Gjermani, për të negociuar me Borussia Dortmundin për Ousmane Dembele.

Lajmet e fundit në Gjermani tregojnë se Dembele mbetet njeriu kyç për zëvendësimin e Neymarit, prandaj Oscar Grau gjendet në Dortmund.

Oferta e fundit e katalunasve për Dembelen ishte 150 milionë euro, por e refuzuar nga drejtuesit gjerman.

-Advertisement-

Megjithatë klubi i Barcelonës nuk dëshiron të dorëzohet për lojtarin francez, së shpejti pritet oferta e re që do ta bëjë Dortmundin të ndërroj mendje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera