Sport

Barcelona nuk e nis mirë sezonin e ri, mposhtet nga Athletico Bilbao

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 16 August 2019

Me humbje e ka nisur sezonin e ri në La Liga Barcelona.

Kampionët në fuqi, janë mposhtur 1:0 nga Athletico Bilbao në ‘San Memes’, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Barcelona në këtë ndeshje është paraqitur pa Lionel Messin, dhe kjo bëri që të dukej skuadër shumë e zakonshme në fushë.

-Advertisement-

Ndonëse skuadra e Ernesto Valverdes pati posedimin në këtë ndeshje, rastet e shënimit iu takuan në tërësi vendasve.

Dhe një rast të mirë, e konkretizoi në gol sulmuesi Aritz Aduriz, që shënoi në minutën e 89’, për fitoren e Athletico Bilbaos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera