Sport

Barcelona në telashe para duelit me Paris Saint German

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 04 February 2021

Barcelona dhe Paris Saint German takohen me 16 shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Por, ‘katalunasit’ janë duke hasur në vështirësi të mëdha gjatë kësaj kohe sa i përket repartit të mbrojtjes.

Në duelin e mbrëmshëm ndaj Granadës në Kupën e Mbretit, Sergio Roberto u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 56-të për shkak të një shqetësimin në kofshën e djathtë.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të mediave, Roberto ka gjasa të mos jetë i gatshëm për sfidën me Parisi.

Kujtojmë që Gerard Pique akoma nuk është rikuperuar nga lëndimi që kishte pësuar nga viti i kaluar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera