Sport

Barcelona ndalet nga Real Sociedadi

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 14 December 2019

Pas katër fitoreve rresht, Barcelona është ndalur në barazim 2-2 nga Real Sociedadi, në duelin e zhvilluar në ‘Reale Seguros Stadium’ në kuadër të La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 12’ me golin e shënuar nga Mikel Oyarzabal.

Blaugranët arritën ta barazonin rezultatin 1-1 në minutën e 38’ me anë të Antoine Griezmann, më të cilin rezultat u mbyllen edhe 45 minutat e parë.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë Barcelona e përmbysi rezultatin.

Ishte Luis Suarez ai i cili shënoi në minutën e 49’ për 2-1 pas një asistimi nga Lionel Messi.

Vendasi nuk u dorëzuan dhe në minutën e 62’ barazuan rezultatin 2-2 me anë të Alexander Isak.

Deri në fund nuk pati me gola dhe të dy skuadrat u deshtë të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas këtij barazimi Barcelona mbetet lider me 35 pikë, 1 më shume se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Sociedadi mbetet i katërti me 27 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera