Sport

Barcelona mposhtë Elchen nën regjinë e Messit

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 24 February 2021

Pas barazimit 1-1 ndaj Caduzit, Barcelona është kthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit kanë triumfuar në shtëpi ndaj Elches me rezultat 3-0, në sfidën e mbetur të javës së parë në La Liga.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Camp Now’, golat për ‘Blaugranët’ i realizuan Lionel Messi 2x dhe Jordi Alba.

-Advertisement-

Sulmuesi argjentinas golin e parë e realizoi në minutën e 48’, kurse të dytin në minutën e 69’, ndërsa Alba shënoi në minutën e 73’.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet e treta me 50 pikë, kurse Elche mbetet e 19-ta me 21 sosh.

Ndeshjen e radhës katalunasit e luajnë në udhëtim te Sevilla, kurse Elche si mysafire e Granadas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera