Sport

Barcelona mposhtë Dortmundin dhe siguron 1/8 e finalen së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 27 November 2019

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat  3-1 ndaj Borussia Dortmundit, në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou” shkëlqyen djelmoshat e Ernesto Valverdes.

Golat për kalalunasit i realizuan Suarez, Messi dhe Grienzman, kurse për milionerët golin e vetëm e shënoi Sancho.

Pas kësaj fitoreje Barcelona renditet e para në grupin F me 11 pikë, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Dortmundi mbetet i treti me 7 pikë dhe kualifikim do ta kërkoj në duelin e fundit ndaj Slavia Pragues./Gazeta inFokus/

 

Të tjera