Sport

Barcelona merr goditje të dyfishtë

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 25 November 2018

Barcelona ka konfirmuar se Rafinha dhe Sergi Roberto kanë pësuar lëndime. Rafinha i ka lënduar ligamentet në gjurin e tij të majtë, ndërsa Sergi Roberto nuk do të kthehet për tre ose katër muaj për shkak të një lëndimi të këmbës.

Roberto, i cili ishte në formacion të parë në ndeshjen kundër Atletico Madridit që përfundoi me rezultat 1-1, ra në tokë disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, dhe pastaj u zëvendësua në pjesën e dytë.

Katalonasit e kanë konfirmuar se 26-vjeçari e ka çarë njërin nga tre muskujt e këmbës dhe ai mund t’i humbë plot shtatë ndeshje për shkak të këtij lëndimi, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër PSV-së dhe Tottenhamit.

-Advertisement-

Sergi Roberton e zëvendësoi në pjesën e dytë të ndeshjes Rafinha, por ky do të mbetet jashtë fushës për një kohë edhe më të gjatë, për shkak se do të bëhet operacion për shkak të lëndimit të ligamenteve.

Rafinhas mund t’i duhet gjashtë deri në nëntë muaj për t’u shëruar plotësisht nga ky operacion, dhe pas këtyre muajve ai do të duhet të rikthehet në ndeshje fillimisht duke luajtur në vetëm pak minuta.

Barcelona do të përballen tani me PSV-në, pasi që klubi katalonas udhëton në Eindhoven më 28 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera