Sport

Barcelona me ‘qykë të zorit’ e mposhtë ekipin e Ligës së Tretë të Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 05 January 2022

Skuadra e Barcelonës me ‘qykë të zorit’ e ka mposhtur ekipin e Linares, që bënë pjesë në Ligën e Tretë të Spanjës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Katalunasit’ kanë triumfuar në udhëtim me rezultat të ngushtë 2-1, në sfidën e vlefshme për 1/16 e finales në Kupën e Mbretit.

Golat për ‘blaugranët’ i realizuan Ousmane Dembele (63’) dhe Ferran Jutgla (69’), kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Hugo Diaz (19’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit./Gazeta inFokus/

Të tjera