Sport

Barcelona me mund të madh fiton në fund të ndeshjes ndaj Alavesit

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 23 January 2022

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit kanë triumfuar në udhëtim te Alavesi me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 23-të në La Liga.

Golin e tri pikëve për ‘Blaugranët’ e realizoi mesfushori holandez, Frenkie de Jong, i cili shënoi në minutën e 87’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka kaluar në pozitën e pestë me 35 pikë, kurse Alavesi mbetet i 19-ti me 17-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera