Sport

Barcelona kujton Maradonën në stërvitje

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 27 November 2020

Diego Armando Maradona po vazhdon të nderohet nga pothuajse gjitha klubet, lojtarët dhe jo vetëm, shkruan Gazeta inFokus.

Sot edhe ish klubi i tij, Barcelona, ka mbajtur një minutë heshtje në shenjë respekti për argjentinasin, i cili vdiq të mërkurën mbrëma pas një sulmi në zemër.

Futbollistët e Barcës së bashku me trajnerin, Koeman, kanë bërë një rreth ku kanë qëndruar në heshtje.

-Advertisement-

Klubi katalunas po ashtu gjatë ditës së djeshme ka ulur flamujt në gjysmë shtizë, duke nderuar ish futbollistin e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera