Sport

Barcelona konfirmon datën e re për zgjedhjet presidenciale

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 26 January 2021

Radioja katalanase RAC1 raporton se zgjedhjet për president të klubit të Barcelonës do të mbahen më 7 mars dhe do të ketë votim postar për zgjedhjet.

Kjo po bëhet në mënyrë që të jenë korrekt edhe me protokollet shëndetësore dhe të rrisin pjesëmarrjen e votuesve.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale kanë qenë në ballë të lajmeve në  Barcelonë muajt e fundit dhe klubi tanimë ka vendosur për një datë të re.

-Advertisement-

Zgjedhjet ishin planifikuar fillimisht për 24 janar, por ato u shtynë më herët këtë muaj për shkak të shkallës së infektimit të pandemisë Covid-19 në rajonin katalunas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera