Sport

Barcelona i reagon FIFA-s pas kërkesës për dialog

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 08 May 2021

Skuadra e Barcelonës ka pranuar kërkesën e FIFA-s për dialog, shkruan Gazeta inFokus.

Blaugranët me anë të një njoftimi të lëshuar janë shprehur të dëshpëruar me klubet e tërhequra nga Superliga Evropiane, duke thënë se kanë pranuar kërkesën për dialog.

“Na vjen keq të shohim që miqtë tanë dhe partnerët themelues të projektit Superliga Evropiane e kanë gjetur veten në një pozitë kaq të paqëndrueshme dhe kontradiktore kur nënshkruan rikthimin në UEFA dje. Kështu ne përsërisim që, për të nderuar historinë tonë, për të përmbushur detyrimet tona ndaj akterëve dhe tifozëve tanë, për të mirën e futbollit dhe për qëndrueshmërinë financiare të sektorit, ne kemi për detyrë të veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të këmbëngulim në ndjekjen e zgjidhjeve adekuate, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve të papranueshme dhe të vazhdueshme të marra nga UEFA. Për më tepër, ne u përsërisim FIFA, UEFA dhe të gjithë akterëve të futbollit, siç kemi bërë në disa raste që nga njoftimi i Superligës, angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të diskutuar, me respekt dhe pa presion të patolerueshëm dhe në përputhje me rregullin dhe ligji për të gjetur mënyrën më të përshtatshme për qëndrueshmërinë e të gjithë familjes së futbollit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera