Sport

Barcelona gjen zëvendësuesin e Agueros

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 19 November 2021

Pas problemeve me zemër të Agueros, dhe spekulimeve që mund të pensionohet nga futbolli aktiv, Barcelona tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Gjigandi katalunas Barcelona dëshiron ta transferojë sulmuesin e Basel Arthur Cabral si zëvendësim të Sergio Agueros, raporton “Mundo Deportivo”.

Cabral ka shënuar 23 gola në 24 paraqitje në këtë sezon për skuadrën zvicerane, ku kjo e fundit kërkon vetëm tetë milionë euro për shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Kjo shumë është e përshtatshme për gjigandin katalunas pas problemeve që ka me financa të klubit, dhe pritet që ta transferojë sulmuesin 23 vjeçar në “Camp Nou” si zëvendësim të Agueros i cili ka probleme me zemër dhe se nuk dihet a do t’i kthehet fushave të gjelbra në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera