Sport

Barcelona gjen fajtorin.! Ja pse klubi gjigant nuk po mund të transferojë Coutinho dhe Dembelen (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 23 August 2017

Barcelona ka kohë që është duke e kërkuar dyshen fantastike, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Por Barcelona po  dyshon se Liverpool dhe Borussia Dortmund po punojnë së bashku për të sabotuar planet e tyre të transferimit, raportojnë mediat në Spanjë, transmeton ORAinfo.

Mundo Deportivo pretendon se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është në kontakt të rregullt me ​​ish-klubin e tij dhe merr të rejat mbi të ardhmen e Dembele.

-Advertisement-

Reds janë të përgatitur për një ofertë përfundimtare për Coutinho , por janë të bindur se ata në fund  nuk do të shesin brazilianin. Kuptohet që oferta e fundit e refuzuar ishte 118 milionë funte.

Barcelona thotë se të dy skuadrat Liverpool dhe Dortmund kanë bërë presion mbi lojtarët e tyre në marrjen e vendimeve .

Coutinho ka dorëzuar një kërkesë transferimi në Anfield, ndërsa Dembele është pezulluar pasi nuk ka arritur të marrë pjesë në stërvitje./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera