Sport

Barcelona fiton derbin ndaj Espanyolit, i ofrohet një pikë Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 09 July 2020

Barcelona e ka fituar derbin e katalonisë ndaj Espanyolit me rezultat minimal 1-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’, golin e vetëm për ‘blaugranët’ e shënoi sulmuesi uruguaian, Luis Suarez.

Pas kësaj fitoreje Barcelona i ofrohet në një pikë Real Madridi, por ‘madrilenët’ kanë një ndeshje me pak të zhvilluar.

-Advertisement-

Katalunasit tani kanë 76 pikë, ku kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të kampionatit, ndërsa Espanyoli mbetet i fundit me 24 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera