Sport

Barcelona eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve dhe kalon në çerekfinale

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 08 August 2020

Barcelona e ka fituar duelin kthyes ndaj Napolit me rezultat 3-1, dhe ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘San Paolo’ ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa sonte në ‘Camp Nou’, Barcelona arriti fitore falë golave të realizuar nga Clement Lenglet (10’), Lionel Messi (23’) dhe Luis Suarez (45+1’).

Golin e vetëm për napolitanët në këtë udhëtim mjaftë të vështirë e shënoi Lorenzo Insigne (45+5’).

-Advertisement-

Barcelona me rezultat të përgjithshëm 4-2 kanë prerë biletën për në fazën tjetër të kësaj gare.

Në çerekfinale ‘blaugranët’ takohen me Bayern Munchenin që sonte e ka eliminuar Chelsean./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera