Sport

Barcelona eliminohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 21 vite

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 08 December 2021

Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas 21 viteve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Katalunasit’ kanë pësuar humbje nga Bayern Muncheni me rezultat 3-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Munchen.

Golat për ‘Bavarezët’ i realizuan Thomas Muller (34’), Leroy Sane (43’) dhe Jamal Musiala (62’).

-Advertisement-

Me këtë fitore Bayern Muncheni e ka mbyllur grupin E me 18 pikë, dhe se bashku me Benfican që ka përfunduar e dyta me 8 sosh, janë kualifikuar në 1/8 e finales në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Ndërkaq, Barcelona ka mbetur e treta me 7 pikë dhe kësisoj garat do ti vazhdoj në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Skuadra e Dynamo Kyivit e ka mbyllur grupin e fundit me vetëm 1 pikë dhe është eliminuar nga garat evropiane për këtë sezon./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera