Sport

Barcelona e mposhtë Juventusin midis Torinos

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 28 October 2020

Barcelona ka arritur ta mposhtë në udhëtim Juventusin me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e luajtur në ‘Allianz Stadium’ në Torino, golat për ‘blaugranët’ i realizuan Ousmane Dembele në minutën e 14’ dhe Lionel Messi në minutën e 90+1’.

Sulmuesi francez realizoi pas një depërtimi individual, ndërsa ai argjentinas shënoi nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Barcelona kryeson grupin G me 6-të pikë, ndërsa Juventusi mbetet i dyti me tre sosh.

Ndeshja e radhës ‘katalunasit’ e luajnë në shtëpi ndaj Dynamo Kievit, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ në udhëtim te Ferencvarosi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera