Sport

Barcelona e mbylli sezonin me fitore, Messi humbi penalti

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 21 May 2017

Barcelona e ka mposhtur 4:2 Eibarin, duke e mbyllur me fitore sezonin 2016/17

Barcelona e ka mbyllur me fitore sezonin 2016/17, fitore kjo që shërben vetëm për statistika pasi Real Madridi i Zinedine Zidane është kampion më i ri i Spanjës, që e mposhti 2:0 Malagan, teksa i duhej vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.

Eibari ishte duke fituar 2:1 deri në minutën e 73’të, por dy gola të shpejtë, Luis Suarez (73’) dhe Leo Messi nga penaltia në minutën e (76’) përmbysën gjithçka, derisa shenoi edhe ne minuten 90′.

-Advertisement-

Goli i tjetër i Barcelonës u regjistrua si autogol i Junca, derisa për Malagan i shënoi dy golat Takashi Inui.

Leo Messi ka humbur edhe një penalti në këtë ndeshje, kur rezultati ishte 2:0 për Eibar.

Barcelona kështu e mbylli sezonin me 90 pikë, 115 gola të shënuar 37 të pranuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera