Sport

Barcelona e gatshme që ta shes yllin e akademisë

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 25 December 2021

Mesfushori Riqui Puig nuk është duke kaluar nëpër momente të mira që prej kalimit nga akademia në formacionin bazë.

Puig konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj që ka prodhuar akademia e Barcelonës “La Masia” gjatë viteve të fundit, dhe gjëra të mëdha priteshin nga ai, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, pavarësisht se ka treguar paraqitje të pakta të mira dhe se çfarë është i aftë të bëj, Puig nuk ka arritur që të zë një vend në formacionin bazë për cilindo trajner që ai është paraqitur.

-Advertisement-

Tani, sipas “Fichajes” Barcelona po përgatitet që të largojë Puig nga skuadra, dhe raportohet se gjigandi katalan do të kërkojë vetëm 10 milionë euro për shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse klubet e interesuara në shërbimet e Puig do të paguajnë shumën që po kërkon Barcelona, kurse ekziston edhe mundësia që mesfushori 22 vjeçar të largohet në formë huazimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera