Sport

Barcelona dhe Manchester City në bisedime për shkëmbim të yjeve

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 08 November 2021

Manchester City dhe Barcelona janë duke e shikuar mundësinë e një shkëmbimi të mundshëm midis Raheem Sterling dhe Frenkie De Jong, raporton “El Nacional”.

De Jong nuk i ka përmbushur pritjet të Barcelona derisa Sterling është duke kërkuar që të largohet nga City duke kërkuar më shumë minuta në fushë.

City raportohet se mund të ofrojë shërbimet e sulmuesit anglez dhe 20 milionë euro për shërbimet e mesfushorit holandez./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera