Sport

Barcelona dhe Benfica ndahen në paqe

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 23 November 2021

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Benficas, në sfidën e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Camp Nou’ të dy skuadrat shënuan nga një gol, por u anuluan për shkak të pozitave jashtë lojë.

Pas këtij barazimi Barcelona renditet e dyta në Grupin E me 7 pikë, kurse Benfica mbetet e treta me 5 sosh.

Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve katalunasit e luajnë në udhëtim te Bayern Muncheni, kurse Benfica e pret Dinamo Kyivin.

Nga Grupi E në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve është kualifikuar Bayern Muncheni, kurse Barcelona dhe Benfica një gjë të tillë do ta kërkojnë në xhiron e fundit./Gazeta inFokus/

Të tjera