Sport

Barcelona – Dembele, ky është lajmi i fundit nga Dortmundi

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 14 August 2017
Borussia Dortmund është e gatshme të heq dorë nga Ousmane Dembele.
Francezi i ri është rrugës për t’u transferuar në Spanja, te skuadra e Barcelonës, për të zëvendësuar të larguarin Neymar.

Dortmund i ka vënë tashmë çmimin prej 100 milionë euro Barcelonës për Dembele, shifër kjo e pranueshme për katalanët.

Por para se të finalizojë këtë transferim, Dortmund dëshiron që së pari të gjejë zëvendësuesin e Dembele, njofton ‘Mundo Deportivo’.

Iñaki Williams (Athletic), Maxwell Cornet (Olympique Lyon) dhe Federico Chiesa (Fiorentina), janë tre emrat e mundshëm për të zëvendësuar 20 vjeçarin te Dortmundi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera