Sport

Barcelona blindon Pedrin, kontratë e re dhe klauzolë stratosferike

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 14 October 2021

Barcelona blindon talentin Pedri. Klubi katalan ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 18-vjeçar për të firmosur një kontratë të re, e cila do të mbajë të lidhura palët deri në verën e 2026-ës.

Natyrisht që paga e Pedrit do të jetë ndjeshëm më e lartë në kontratën e re, megjithatë ajo që tërheq vëmendjen është pikërisht klauzola për ndërprerjen e parakohshme të bashkë[punimit, që nga 400 milionë euro, është vendosur të jetë një miliard euro.

Lajmi konfirmohet nga mediat spanjolle, teksa vetë drejtuesit e klubit bëjnë me dije se zyrtarizimi i kontratës së re të Pedrit pritet të bëhet deri të premten. Mesfushori ka bërë një sezon fantastik vitin e kaluar dhe pritet të jetë një nga pikat kryesore mbi të cilat do të ndërtohet Barça e të ardhmes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera