Sport

Barcelona apo Milano, përgjigjet Edon Zhegrova

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 16 January 2019

Pavarësisht minutave të pakta te skuadra belge e Genk, ofertat nuk kanë munguar në drejtim të Edon Zhegrovës.

Tabloidet të huaja kanë raportuar për një interesim të mundshëm të dy skuadrave të njohura evropiane Milan dhe Barcelona, ndërkohë vetë futbollisti ka komentuar ofertat të cilat kanë ardhë në drejtim të tij.

Ylli ri i Kosovë në një prononcim për mediumin “Gazeta Express” ka thënë se ndihet i lumtur me interesimin e dy gjigantëve evropian, ndërkohë ka konfirmuar edhe ofertat tjera.

-Advertisement-

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova për Gazetën Express.

Zhegrova nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i madh belg qysh në afatin kalimtar të janarit. “Nuk dihet, jemi në bisedime”, tha ai.

“Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, theksoi futbollisti i transferuar jashtë Kosovës para pak vitesh nga gjiganti kosovar, FC Prishtina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera