Sport

Barça e bleu 140 mln euro, rrezikon të largohet me huazim

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 17 February 2018

Barcelona e bleu për shifrën rekord të 140 milionë eurove në verën e vitit 2017, por ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje dhe nuk ka provuar ende shijen e golit.

Ousmane Dembele, sulmuesi 20-vjeçar që është në forcë në radhët e Barcelonës është padyshim dështimi më i madh jo vetëm i sezonit 2017-2018, por me shumë gjasa i gjithë historisë së klubit ‘blaugrana’. Me vetëm 5 ndeshje aktivizim, të gjitha jo të plota, për shkak të dëmtimeve dhe formës jo të mirë fizike, janë ngritur dyshimet e forta se në fundin e sezonit Dembele nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Sipas britanikes ‘Daily Star’, sulmuesi francez në qershor pritet të përfundojë në merkato dhe skuadra e parë që ka shfaqur interes për të është Arsenal. Trajneri Wenger, që gjithnjë ka preferuar të ketë futbollistë francezë në skuadrën e tij, e shikon Dembele si një përforcim të mirë për sulmin. Ndër të tjera Dembele do të rigjejë në skuadër Aumabeyang, me të cilin u aktivizuan për dy sezone në Dortmund.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera