Rozë

Barbados synon t’i heqë mbretëreshës fronin, fansat “nominojnë” Rihanna-n në krye të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 23 September 2020

Pak ditë më parë, Barbados bëri të ditur se ka si synim që të heqë Mbretëreshën si kreun e saj të shtetit, për t’u bërë një republikë deri në nëntor të vitit 2021.

Pas këtij njoftimi, fansat e këngëtares me famë botërore, Rihanna, po bëjnë thirrje që këngëtarja të zëvendësojë Mbretëreshën Elizabeth II si presidente e Barbados.

Kjo për faktin se artistja, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, lindi dhe u rrit në Barbados, aty ku talenti i saj u zbulua në adoleshencë.

-Advertisement-

“Është koha që Barbados të heqë Mbretëreshën Elizabeth si Kryetare të Shtetit, në favor të Mbretëreshës Robyn Rihanna,” shkroi një fans. “Barbados duhet ta bëjë Rihannën kreun e ri të shtetit,” shkroi një tjetër fans i këngëtares së mirënjohur më famë botërore.

Ndërkohë Barbados ka plane për të arritur sovranitetin e plotë si pjesë e festimeve, për të shënuar 55-vjetorin e Pavarësisë në nëntorin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera