Lajme

Barazia gjinore në PDK – 14 burra e 2 gra

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 22 January 2020

Sot u mbajt mbledhja e parë e kryesisë së PDK-së.

Këtu u vendos edhe për emërimet e reja në parti, ku nuk mungojnë edhe shumë pozita mjaft interesante, sikur ajo që e mban Xhavit Haliti si udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit e Blerand Stavilcei i Drejtor Ekzekutiv, shkruan gazeta inFokus.

Por, në emërimet e reja bije edhe diçka tjetër në sy, diskriminimi i lartë gjinor.

-Advertisement-

Këtu, në 16 emërime sa janë bërë, prej tyre veç dy janë gra.

Blerta Deliu-Kodra që është në pozitën e udhëheqëses së Departamentit për Çështje Gjinore dhe Safete Hadërgjonaj – udhëheqëse e Departamentit për Financa dhe Anëtarësi, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, 14 postet tjera janë ndarë për burrat e partisë, të cilët edhe në të kaluarën kishin pozita të larta brenda subjektit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera