Lajme

Baraliu: Zgjedhjet në veri të Kosovës kanë legjitimet demokratik

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 23 April 2023

Sot do të mbahen zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Analisti Mazllum Baraliu, tha për RTK se këto zgjedhje që po mbahen në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës, janë shumë të rëndësishme.

Sipas tij, në bazë të ligjeve në Kosovës, lejohet që të mbahen edhe në këtë formë, duke e marrë parasysh edhe përqindjen e pjesëmarrjes së votueseve, e që sipas tij edhe nëse është e vogël ato janë valide.

-Advertisement-

“Zgjedhjet janë e drejt e çdo qytetari, në bazë të ligjit nuk kemi të caktuar me përqindje të pjesëmarrjes, zgjedhjet në veri të Kosovës kanë legjitimet demokratik”, tha ai.

Baraliu, vlerësoi se përkundër marrëveshjeve, duke e marrë parasysh edhe Marrëveshjen e Ohrit, Serbia ende po bën shantazhe dhe nuk po i persekuton marrëveshjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera