Lajme

Baraliu thotë se askujt nuk duhet t’i mohohet votimi me kusht

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 11 June 2017

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka folur për shumë specifika të procesve të votimit, si dhe shtjelloi edhe problemet potenciale si mosgjetja e emrit në vendvotime.

Ai ka thënë se kjo klasë politike, dhe qeveritë që kanë marrë mandatin që prej shpalljes së pavarësisë, nuk kanë arritur ta shqiptojnë qëndrueshmërinë, si dhe nuk e kanë realizuar as minimumin e premtimeve që ua kanë dhënë elekotrait, nga shumë gjëra që kanë dhënë, njofton Klan Ksoova.

Sipas tij, gjatë këtyre viteve, sa më gjatë që kanë shkuar në qeverisje në një shtet demokratik dhe të pavarur, problemet veçse janë thelluar më shumë.

-Advertisement-

Qytetarët kanë pasur shkallën e apatisë, indinjatës dhe zhgënjimit që, sipas tij, kanë qenë në maksimum.

Ai ndër të tjera, njëashtu përmendi edhe eksodin që ka qenë jashtëzakonsiht dëmtues për substancën politike.

Baraliu foli edhe për problemin me votim për ata të cilëve iu është ndërruar vendi i votimit, duke thënë se ka mundësi që

Sipas Baraliut, mosgjetja e emrit në vendvotime  është punë e madhe dhe e vështirë, si dhe në kundërshti me të drejtën e qytetarit dhe memorien e tij, sepse secili e di në çdo proces leekotral se ku e ka vendvotimin.

Sa i përket mundësisë së paditjes së institucioneve përkatëse në rast të pamudnësisë për të votuar shkaku i kësaj arsyeje, Baraliu tha se ekziston një mundësi e tillë, apo një mundësi adresimi dikujt për shkakt të shkeljes së të drejtës elementare të votimit, por atëherë kur nuk lejohen të votojnë me kush.

Ai madje shtoi se ndonëse në shoqëritë moderne, votimi me kusht duket i tejkaluar, në Kosovë kjo mundësi vazhdon të jetë fuqiplotë dhe i instaluar për shkak të mos rregullimit të adresave dhe fluktuacionit të lëvizjes fshat-qytet dhe qytet-qytet në kohën e pasluftës.

“Askujt nuk duhet ti mohohet votimi me kusht”, tha Baraliu për Klan Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera