Lajme

Baraliu: Kosova mund të realizoj referendum

Autori: Agnesa Çitaku 13:23 | 03 August 2018

Kërkesën e presidentit të Kosovës për referendum nuk e ndalon Kushtetuta.

Ajo mund të realizohet por që do të marrë pak kohë.

Kështu ka thënë për gazetën inFokus, njohësi i njohësi i Kushtetutës, njëherësh dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.

-Advertisement-

Braliu ka thënë se më Kushtetuta parashihet referendumi por fillimisht duhet nxjerr ligji për referendum.

“Kushtetuta e Republika se Kosovës e parasheh mundësinë e referendumit mirëpo e parasheh në atë mënyrë që e obligon Qeverinë të përgatis projektligj dhe të nxjerr ligj për referendumin ndërkohë që pikërisht elitat dhe oligarkitë politike të jashtme e të brendshme nuk e kanë stimuluar vullnetin  e mirë që në Qeveri dhe Kuvend të ketë një projektligj për Referendumin.  ”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se referendumi nuk mund të realizohet me procedura të përshpejtuara.

” Kushtetuta e parasheh ligjin për referendum  mirëpo ai ligj nuk është nxjerr dhe nëse dikush planifikon ose propozon diçka të tillë për një çështje që BE kërkon shumë shpejtë të bëhet bile e imponon dinamika të përshpejtuara nuk ka mundësi të bëhet referendumi me procedurë të përshpejtuar sepse ende nuk kemi projektligj”, ka thënë ai.

Baraliu u ka kërkuar gjithashtu udhëheqësve të institucioneve të kenë kujdes me deklaratat e tyre.

“Eksponentët e Institucioneve tona duhet të kenë kujdes me deklaratë të tilla sepse po e shqetësojnë në një mënyrë apo një tjetër dhe ta vënë në lajthim opinionin”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur nëse referendumi është zgjidhja më e mirë, Baraliu ka thënë se duke parë gjendjen aktuale politike, po është zgjidhja më e mirë

“Meqë klasa politike nuk kanë aftësi dhe vullnet që të merren vesh me njëra tjetrën për të krijuar një platformë politike konsensuale, një bazë se për cilat çështje do të duhet të bisedohet në këtë fazë përfundimtare atëherë pasi referendumi është forma më demokratike e shprehjes së vullnetit të qytetarëve atëherë pse jo referendumi është zgjidhja më e mirë në qoftese këta e kanë seriozisht. , ka thënë ai.

Të premten, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për medie ka bërë të ditur se ka kërkuar referendum për bisedimet me Serbinë.

Ai madje tha se deklarimi i vullnetit të qytetarëve për këtë çështje është i domosdoshëm./inFokus

Lexo edhe: Thaçi kërkon referendum për dialogun me Serbinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera