Lajme

Banorëve të Ferizaj u lehtësohet qarkullimi edhe në një pjesë tjetër të qytetit

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 08 July 2021

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se është lehtësuar qarkullimi edhe në një pjesë tjetër të qytetit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se nga shumë investime që janë bërë është asfaltuar edhe rruga “15 shkurti”.

“Rruga “15 Shkurti” është nga të shumtat investime që po kryejmë kudo në Ferizaj, në funksion të lehtësisë së qarkullimit dhe cilësisë së jetës së banorëve.

-Advertisement-

Ta gëzojnë̈ banorët asfaltimin e kësaj rruge!”, ka shkruar ai. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera