Banorët serbë ende po qëndrojnë në pikën kufitare – kjo është situata në Jarine
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 21 September 2021
Autoritetet kosovare kanë nisur dje aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, në shenjë pakënaqësie.Ata kanë qëndruar gjatë gjithë natës atje.
Në Jarinje e kanë kaluar natën edhe policët e Njësisë Speciale.Qytetarët serbë kanë ngritur një tendë dhe kanë ndezur një zjarr, derisa policët kosovarë po vëzhgojnë situatën nga rruga.
Ndryshe, sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme që ky vendim të mos pengojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke shtuar se situata në kufijtë “është e qetë”.
“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide ‘KS’ dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin ‘RKS’”, ka shkruar në Facebook ministri Sveçla.
Ministria që udhëheq Sveçla ka njoftuar se përveç në pikat kufitare, qytetarët mund të pajisjen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës plenare të mbajtur më 20 shtator, tha se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”.“Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim të cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt, të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Të tjera
-
Arben Vitia: Do të mbulojmë shpenzimet për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot vendimin që mbulon sh...
-
Mendimi për motin: Mot i vranët të mërkurën, të enjten shi
Mot i vranët të mërkurën. Të enjten shi. Mendimi për motin – 2.12.2024 ...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i ...
-
Bajrami: Murati demantoi Kurtin, po bien vetë në kazanin e propagandës, ku po mundohen t’i fusin të tjerët
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video të kryeministr...
-
Shoqata Sindikale e Pastrimit nesër mbanë protestë para Komunës së Prishtinës
Shoqata Sindikale e Pastrimit, nesër do të mbajnë protestë para Komunës së Pr...
-
Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndry...
-
Kurti kërkon nga BE insistim për Marrëveshjen e Ohrit: Kallas është në vendin e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çësh...
-
Edhe këtë dhjetor “superheronjtë” vizitojnë fëmijët në pediatrinë e QKUK-së
Edhe në këtë dhjetor, fëmijët që ndodhen në pediatri do të vizitohen nga supe...
-
Deklarohet edhe Kallas: Autorët e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit të përballen me drejtësinë
Kallas në takimet e para me Kurtin e Vuçiqin ua përmend Marrëveshjen e Ohrit-...
-
Jasharaj takohet me Nagavcin, SBASHK: Takimi përfundoi pa rezultat, ministrja s’qe e gatshme të bisedojë për kërkesat tona
SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë...
-
Kurti pas takimit me Kallas: Kërkuam dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për mediat pas takimit me...
-
Zbardhet dosja e Prokurorisë për shpërthimin në Ibër-Lepenc, ja si e realizuan shpërthimin vëlllezërit Viqentijeviq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...