Banorët në rrugën “Rexhep Luci” përmes protestës kundërshtuan mbylljen e kësaj pjese për mjete motorike
Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 01 September 2023
Disa nga banorët në rrugën”Rexhep Luci” në Prishtinë, të premten kanë protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e një pjesë të kësaj rruge për qarkullim të mjeteve motorike.
Banori i kësaj lagje, Granit Zeka tha për “Betimi për Drejtësi” se nuk mund të rregullohet një problem duke krijuar një problem tjetër.
“Nuk mundesh me e rregullu një problem tu e shtu një problem tjetër. Nëse ti i hjek qeto parkingje që janë këtu rend edhe i çon ato në tunel, menjëherë po dyfishohet numri i kerreve dhe as vetë ne banorët nuk kemi me pas vend ku me i lanë kerret”, tha Zeka.
Përfaqësuesi i banorëve të kësaj zone, Mentor Doburuna tha për “Betimi për Drejtësi” se ata kanë pasur kërkesa për lirimin e hapësirave të uzurpuar por jo të merret vendim për largimin e veturave për shkak se ata kanë nevoja, duke i përmendur edhe ato në raste të emergjencave.
“Natyrisht që kërkesat tona kanë qenë që të lirohen hapësirat e uzurpuara dhe jo veturat për shkak se ne kemi nevoja e kërkesa familjare dhe duhet me pas qasje për shkak se kemi fëmijë, pleq, plaka, invalidë. Kemi nevoja për emergjenca, kemi nevoja për furnizime e këto”, tha Doburna.
Ndërsa, drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu tha për “Betimi për Drejtësi” se mbyllja e rrugës “Rexhep Luci” për mjete motorike është vendim i kryetarit të Komunës gjë për të cilën ata si Drejtori duhet ta respektojnë.
“Me këtë vendim të kryetarit Rama, jemi të obliguar me e respektu dhe realisht me e implementu vendimin e tij”, tha Musliu.
Tutje, Musliu tha se për marrjen e këtij vendimi beson se janë bërë analizat e nevojshme.
“Besoj që kanë bërë analizë, kanë bërë të gjitha matjet e nevojshme të cilat duhet me u bë para se me u bë projekti dhe implementimi”, tha ai.
Përveç rrugës “Rexhep Luci”, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim edhe për mbylljen e një pjese të rrugës “Qamil Hoxha”, për të gjitha mjetet motorike.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ky vendim hyn në fuqi nga sot.
Për këtë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 26 gusht ka reaguar, duke vlerësuar se është i paligjshëm vendimi i kryetarit Rama për mbylljen e disa rrugëve në qendër të kryeqytetit, përfshirë rrugën e vetme për t’iu qasur me automjete dy mediave kombëtare.
IKD-ja i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin e datës 18 gusht dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj
Të tjera
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...