Lajme

Banorët e Suharekës do të ndihmohen nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 16 August 2018

Vërshimet në Suharekë e kanë shqetësuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka kërkuar nga FSK dhe MPB për mobilizim që të ndërmarrin të gjitha masat që t’u dilet në ndihmë banorëve të kësaj komune.

Lexo edhe: Vërshohet Suhareka (Foto)

-Advertisement-

Postimi i kryeministrit në Facebook:

Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë. Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane.

Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë.

Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera