Lajme

Banorët e Shtimes kërkojnë drejtësi për pesë anëtarët të cilët vdiqën në aksident trafiku

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 30 September 2021

Në qershorin e këtij viti humbën jetën pesë persona të një familje si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, shkruan Gazeta Infokus.

Banorët e Shtimes kanë paralajmëruar protestë me moton “Duam drejtësi”, pasi personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin i është ndryshuar masa e paraburgimit, në arrest shtëpiak.

Protesta do të mbahet të premten duke filluar në orën 11:00, tek Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive).

-Advertisement-

“Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë

Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papëballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi”, thuhet në njoftimin e banorëve. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera