Lajme

Banorët e Orllanit protestojnë kundër largimit të objekteve te liqeni i Batllavës

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 04 October 2018

Javën e kaluar ka filluar rrënimi I objekteve rreth liqenit të Batllavës.

E këtë nismë të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po e kundërshtojnë banorët e fshatit Orllan dhe iniciativa qytetare, shkruan gazeta inFokus.

Ata kanë planifikuar edhe protestë në shenjë kundërshtie. Protesta pritet të mbahet të premten në orën 14:00 në fshatin Orllan.

-Advertisement-

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë të cilët edhe kanë organizuar këtë protestë kanë thënë se Orllanit u mungojnë investime për mos ikje të banorëve dhe zhvillim ekonomik e jo rrënim i tyre.

“Orllani nga një komunë që ishte dikur me mbi 30.000 banorë është kthyer në një vend me 3000 banorë , krejt kjo ka ndodhur si mungesë e investimeve nga institucionet tona, po nuk mungon rrënimi dhe shfrytëzimi i resurseve tona nga institucionet tona. Iu bëjmë thirrje bashkëvendëseve që janë banorë dhe atyre që janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth të bashkëngjiten në protestë, të kërkojmë investime në rrugët e 11 fshatrave përreth Orllanit, plan-projekt për zhvillimin e turizmit që të krijohen vende pune në mënyrë të mos ketë shpërngulje të banorëve”.

Ndryshe të mërkurën e javës së kaluar kanë nisur aksioni për rrënimin e të gjitha objekteve në afërsi të liqenit të Batllavës.

Paraprakisht ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u kishe dhënë afër banorëve që ti heqin objektet vet në të kundërtën do të duhet të intervenojnë./inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera