Lajme

Banorët e ndërtesave kolektive në Dardani në hall me kulmet e dëmtuara

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 01 October 2022

Për shkak të vjetërsisë kulmi i dy ndërtesave kolektive në lagjen “Dardania” të kryeqytetit është dëmtuar e çdo herë kur ka shi rrjedh uji në banesat e kateve të fundit.

Këtë problem banorët e kanë qe më shumë se pesë vjet, e çdo vit e më shumë gjendja përkeqësohet.

Ashensori është jashtë funksionit çdo herë që bie shi, sepse uji shkon deri te motori i tij, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Safet Kamberaj, Përfaqësues i Bashkësisë Lokale të lagjes Dardania thotë se e kanë adresuar këtë problem edhe te komunarët, por janë lajmëruar se do të ndihmohen sapo të kenë fonde.

Se ka nevojë për intervenime në këto ndërtesa e pranojnë edhe në Komunën e Prishtinës.

Nga Drejtoria për Shërbime Publikë i thanë emisionit “Ju Flet Prishtina” se kjo pjesë është e rregulluar me ligjin për bashkëpronësi dhe nuk është kompetencë e komunës.

“Me ligjin për bashkëpronësi, elementet e përbashkëta janë në përgjegjësi të banorëve dhe ata janë të obliguar, secila bashkësi kolektive, të formojnë këshill banesor, e pastaj aty të grumbullohen mjetet dhe të bëhen intervenime”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë.

Tutje thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë bashkëpunim për renovim si në rastin e soliterëve në lagjen Ulpiana, e se janë duke punuar në këtë aspekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera