Lajme

Banorët e Magurës nisin peticion për largimin e qendrës së azilit pas problemit me azilantët

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 28 October 2020

Problemet me azilantët, pas protestës banorët e Magures nisin peticionin, MPB nuk kthen përgjigje. Në shkollë çdo ditë shoqërohen nga prindërit e tyre. E këtë gjë, banorët e fshatit Magure, thonë se po detyrohen ta bëjnë për sigurinë e fëmijëve.

Përballë shkollës së fshatit, ndodhet Qendra për Azil. Si shkak i kësaj, edhe rrugët e Magurës, cdo ditë janë të mbushura me azilantë. Prindërit para kamerës nuk pranuan të flasin.

Por për kërkesat e tyre, ka treguar drejtori i shkollës fillore “Haradin Bajrami” në këtë fshat.

-Advertisement-

E pasi protestat e javës se kaluar nuk u kryen punë, banorët e fshatit kanë një nismë tjetër për ta mbyllur këtë qendër të azilit.

Kryetari i fshatit, Milaim Metaj, thotë se ka pasur raste kur është dashur intervenimi i banorëve për ta evituar më të keqen.

E përveç vjedhjeve e problemeve, azilantët ditë me parë, djegën edhe xhaminë e vjetër të fshatit, ku po strehoheshin gjatë natës.

Për të njëjtën, T7, kishte raportuar gati një muaj më parë.

E në mbështetje të kërkesave të banorëve, kanë dale edhe nga Komuna e Lipjanit.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti, thotë se janë të njoftuar për shqetësimet e banorëve.E nëse do t’i përgjigjen halleve të banorëve të Magures, T7 ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Por këta të fundit, gjatë së mërkurës nuk kanë kthyer një përgjigje, nëse planifikojnë ta zhvendosin Qendrën e Azilit, apo t’i shtojnë masat e mbikqyrjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera