Lajme

Banorët e këtij fshati të Skënderajt ankohen se janë bllokuar qe dy ditë nga bora

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 11 January 2019

Banorë të lagjeve Latifaj e imeraj në fshatin Kodernicë të Skënderajt janë ankuar se ka dy ditë që janë bllokuar nga bora.

Sipas tyre, rrugët nuk u janë pastruar nga bora e shumtë që ra këto ditë në Kosovë.

Ata thonë se kanë kontaktuar me kompanitë e mirëmbajtjes, mirëpo, që ende nuk është bërë asgjë për të lehtësuar qarkullimin e tyre nëpër rrugët e vështirësuara që ka mbuluar bora.

-Advertisement-

Megjithatë, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari gjatë së enjtes ka treguar se të gjitha rrugët në komunën e tij janë të kalueshme. /indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera