Lajme

Banorët e kësaj zonë nuk i dhanë asnjë votë Lulzim Bashës

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 29 June 2017

Lulzim Basha, kreu i PD në zgjedhjet e 25 qershorit korri një ndër humbjet më të mëdha të PD-së ndër vite.

Në të gjithë qarqet e vendin shqiptarët ndëshkuan me votë PD, ku rënie të madhe pati edhe në bastionet që dikur ishin të PD-së.

Por qëndra e votimit 4377 në fshatin Veliqot të Tepelenës, nuk i dha asnjë votë Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

-Advertisement-

81 vota të kësaj partie kanë shkuar për Partinë Socialiste, 57 për Lëvizjen socialiste për Integrim dhe 11 të tjera për Partinë Republikane, pjesë e koalicionit të djathtë. Për LIBRA-n kanë shkuar vetëm 2 vota.

Veliqoti njihet prej kohësh si mbështetës i së majtës, por këtë herë PD-në e ka lënë komplet në harresë.

Sipas KQZ nga 222 votues në total, 151 prej tyre kanë votuar dhe të gjitha votat janë konsideruar ët vlefshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera