Lajme

Banorët e kësaj lagje në Prishtinë ngrohen në pikë të verës, Termokos jep sqarime

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 14 August 2024

Në pikë të verës, kur temperaturat po mbizotërojnë rreth 38 gradë celsius, banorët e një blloku banesor në rrugën “Hamëz Jashari”, në kryeqytet janë ankuar të mërkurën pasdite se në banesat e tyre është lëshuar ngrohja qendrore nga gypat që vijnë nga kompania Termokos në Prishtinë.

Ndërsa, nga kompania Termokos kanë pranuar se kanë marr disa ankesa nga këta qytetarë për ngrohje, mirëpo kanë mohuar të ketë pasur ngrohje nga Termokos.

Dispeqeri kujdestar në Termokos, Bekim Gashi ka thënë për KosovaPress se ngrohje nga Termokos nuk ka pasur, por ka dhënë detaje se si ka rrjedhur ngrohja tek banorët e kësaj lagjeje.

-Advertisement-

KosovaPress ka parë nga afër në këto banesa ngrohjen qendrore.Edhe banorë të tjerë të këtij blloku banesor janë ankuar për ngrohje nga gypat që vijnë në banesat e tyre nga Termokos. Ata prapa kamerës kanë shprehur habinë se si mund të ketë ngrohje tani në kohë kurë janë temperaturat larta në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera