Fokus

Banorët e Istogut jetojnë me ankth

Autori: Xhemile Retkoceri 15:57 | 26 February 2019

Javën e kaluar pothuajse në tërë Kosovën erërat e forta shkatërruan çati të shtëpive, vetura e shtylla elektrike.

Vendi më i goditur është komuna e Istogut.

Në këtë qytet erërat kanë dëmtuar edhe banesat kolektive e kanë shkatërruar pjesërisht rrjetin elektrik, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Enver Rugova.

“Vendete me të prekura nga Era e fundit janë Fshatrat e rranzit te bjeshkeve të Istogut-kryesisht nga pjesa verilindore, duke filluat nga Qendra e Istogut e deri në Kaliqan”, ka thënë Rugova.

Ndërsa fshatrat më të prekurat, sipas tij, janë Cërrc, Vrellë, Kaliqan, Rakosh siç nihen edhe si “rrenzit të bjeshkëve të Istogut”, shkruan inFokus.

E, komuna e Istogut, ende nuk ka arritur të dal me një raport të inspektimit për dëmet e shkaktuara.

“Dëmet e shkaktuara nga era e fundit janë në fazën e Inspektimit.  Akoma nuk kemi vlerë konkrete të dëmeve jemi duke punuar dhe grupet janë në teren ”, ka thënë Rugova për inFokus.

Duke marr  parasysh dëmet nga fatkeqësitë natyrore, Komuna e Istogut nuk ka buxhet të mjaftueshëm për mbulim të kompensimit.

“Në komunën tonë dëmet nga fatkeqësitë natyrore kompensohen, por gjithsesi aq sa na lejojnë mundësit buxhetore ”, ka thënë Rugova për inFokus.

Në anën tjetër Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk ka ndarë buxhet për kompensim të dëmeve materiale që shkaktohen nga natyra.

Ndërsa Qeveria Komunale ka ndarë rreth katër dhjetë e dy mijë euro për këtë qështje.

“Për këtë vitë buxhetor Qeveria komunale ka ndarë rreth 42.000 për kompenzimin e dëmeve nga fenomenet natyrore”, ka thënë Rugova për inFokus.

Banorët e Istogut dhe të Fshatrave të kësaj komune, do të vazhdojnë të jetojnë në frikën e fenomenit të shtërngatave erërave e stuhive, e të cilat janë më aktive në stinën e pranverës dhe atë të vjeshtës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera