Lajme

Banorët e fshatit Caravik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 05 January 2020

Sot banorët e fshatit Carovik të Klinës kanë bllokuar për rreth një orë autostradën Pejë-Prishtinë.

Arsyeja e protestës ka ardhur në shenjë pakënaqësie për energjinë elektrike, e cila në këtë fshat është shumë e dobët.

Banorët e këtij fshati kanë marrë mbështetje edhe nga banorët e Kijevës dhe Mleqanit.

-Advertisement-

Organizatorët t protestës Florim Mehmetaj dhe Agim Nuraj i kanë thënë lajmi.net se protesta nuk do të ndalet deri sa të ju premtohet në zgjidhje e problemit.

Policia ishte në vendin e ngjarjes gjatë protestës në autostradën Pejë-Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera