Lajme

Banorët e Firajës ndalin shkatërruesit e rrugës

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 01 July 2020

Dhjetëra banorë të fshatit Firajë të Komunës së Shtërpcës për dy ditë rresht kanë protestuar, duke kërkuar devijimin e mjeteve të rënda të cilat janë duke ndërtuar rrugën kryesore.

Pas kërcënimit me bllokim të rrugës Policia ka premtuar qëdo të respektohen shenjat kufizuese për peshën e mjeteve të rënda deri në 10 ton në mënyrë që të mos dëmtohet rruga alternative nëpër fshatin Firajë, e cila po zëvendësohet për kalim derisa po punohet në asfaltimin e magjistrales Ferizaj- Brezovicë.

Gazeta inFokus merr vesh se protestuesit janë shpërndarë të qetë.

Këtë protesë të kanë përkrahur edhe përfaqësues të OSCE të cilët që në mëngjes kanë dalë në vendin e ngjarjes./Gazeta inFokus/

Të tjera