Lajme

Banorët e Dumnicës përsëri në protestë, kërkojnë ndihmat që iu premtuan

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 04 April 2020

Edhe sot është protestuar në hyrje të fshatit Dumnicë të Podujevës, derisa banorët kanë kërkuar që të dalin nga karantina.

Banorët e tri fshatrave po ankohen se përveç se kanë mbetur ende në karantinë, nuk po shpërndahen as ndihma ushqimore dhe higjienike.

Për këtë edhe janë përplasur me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi.

-Advertisement-

“Ku janë 42 mijë euro që është ndarë, ku është buxheti? Le të vije kryetari edhe ua them edhe ati këto fjalë. Paratë janë tonat, ka shkuan? Kush i mori? Bëheni regjistrin e hajdeni në Dumnicë. Kjo është hajgare”, i ka thënë drejtorit një banor i këtij fshati.

“Ndihmat s’i keni dhënë. Një pako s’e keni dhënë”, kanë thënë banorët.

Drejtori Thaçi ka thënë se Komuna ka ndarë 125 mijë euro për ndihma, derisa ka kërkuar nga banorët që të formojnë një grup për t’u takuar.

Ndërkohë, përmes një njoftimi, Komuna e Podujevës u ka vazhduar karantinimin për fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë.

Njoftimi është dhënë nga Shtabi Emergjent i kësaj komune i cili ka ftuar për durim banorët e këtyre tri fshatrave. Pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera